Kryeministri i Kosovës: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ai dhe ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. I pyetur nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. “Nuk ka asnjë […] The post Kryeministri i Kosovës: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ai dhe ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
I pyetur nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti, transmeton albinfo.ch.
The post Kryeministri i Kosovës: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses appeared first on Albinfo.