Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë.
MPB informoi për vizitën, duke ndërmarrë masa sigurie. Siç bëhet e ditur, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB. Kurti në ceremoni do të jetë me liderët e VLEN-it si dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



