Kryeministri Kurti merr pjesë në varrimin e Yllka Fejzullahut, vlerëson kontributin e saj të palodhshëm

Kryeministri Kurti merr pjesë në varrimin e Yllka Fejzullahut, vlerëson kontributin e saj të palodhshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë mortore të Yllka Fejzullahut, drejtoreshë e ndjerë e Arsimit në komunën e Shtimes, e cila ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Gjatë ceremonisë, Kryeministri Kurti shprehu ngushëllime të thella familjarëve, miqve, kolegëve në komunë dhe qytetarëve të Shtimes. Ai e kujtoi Fejzullahun si një person dashamirës, aktiviste të mençur dhe të palodhshme, e cila nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe vepruari pa e kursyer veten. Kryeministri theksoi se Fejzullahu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në angazhimin e saj brenda Lëvizjes Vetëvendosje, në shoqëri dhe në institucione. Kurti e vlerësoi vdekjen e saj si një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë vendin. Yllka Fejzullahu ka mbajtur pozicionin e kryetares së organizatës "Gratë për Vetëvendosjen", ndërsa në të kaluarën ka shërbyer edhe si këshilltare e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe asambliste në Kuvendin Komunal të Shtimes.