Kryeministri shqiptar takon Presidentin e “Mbretërve”, flasin për dy projekte
Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Në fokus të këtij takimi ishte sjellja në Shqipëri e shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll. “I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të […] The post Kryeministri shqiptar takon Presidentin e “Mbretërve”, flasin për dy projekte appeared first on Albinfo.

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Në fokus të këtij takimi ishte sjellja në Shqipëri e shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, Durrësi po shndërrohet në destinacion të një kompleksi akademish sportive ndërkombëtare, ku po ngrihet infrastruktura e nevojshme për Akademinë e Manchester City-t, si dhe Akademinë e Tenisit të Rafael Nadal.
The post Kryeministri shqiptar takon Presidentin e “Mbretërve”, flasin për dy projekte appeared first on Albinfo.