Punë e kryer, Manchester United transferon yllin e mesfushës nga Premierliga

Carlos Baleba ka arritur marrëveshje për transferimin te Manchester United.
Kështu ka raportuar para pak çastesh eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton IndeksOnline.
Sipas tij, klubet kanë shkëmbyer dokumentet për transferimin, i cili pritet të kushtojë 65 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse.
Baleba ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore dhe pritet të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



