Kryetari i BDI Ahmeti takoi zëvendës ministren e Jashtme greke, Papadopoulo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup The post Kryetari i BDI Ahmeti takoi zëvendës ministren e Jashtme greke, Papadopoulo appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i BDI Ahmeti takoi zëvendës ministren e Jashtme greke, Papadopoulo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti, perspektiva europiane e vendit dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia ishin pjesë e bisedës së takimit mes Ahmetit dhe Papadopoulo.

Të dy vendet si aleate dhe partnere luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë, derisa PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Greqia gjithnjë ka qenë mbështetëse e rrugës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme në NATO, është theksuar në takim.

Ahmeti më tej ka shtuar se pret që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Integrimi europian i rajonit ka rëndësi të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme të Europës.

Dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke shprehur kështu nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.

Ahmeti theksoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i së cilës për 23 vite ka garantuar paqen, sigurinë, stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Prandaj është e rëndësisë së jashtëzakontë që komuniteti shumicë të respektojë legjitimitetin demokratik të komunitetit të dytë në vend dhe të komuniteteve tjera në përputhje me frymën e Marrëveshjes ë Ohrit.

Komuniteti ndërkombëtar është garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkarisht nuk duhet të lejojmë kthim prapa, por ta avansojmë atë në vazhdimësi siç është e theksuar në vet tekstin e Marrëveshjes së Ohrit.

The post Kryetari i BDI Ahmeti takoi zëvendës ministren e Jashtme greke, Papadopoulo appeared first on Flaka, në çdo lajm... .