Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lë të kuptohet se Foda do të qëndrojë te Kosova
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka njoftua se ka pasur një bisedë të frytshme me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda. Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë rreth një oferte të klubit nga Emiratet e Bashkuara Araba, Al Wehda, në drejtim të përzgjedhësit të Dardanëve. Kjo ofertë thuhet […]

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka njoftua se ka pasur një bisedë të frytshme me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë rreth një oferte të klubit nga Emiratet e Bashkuara Araba, Al Wehda, në drejtim të përzgjedhësit të Dardanëve.
Kjo ofertë thuhet se është tre apo katërfish më e lartë sesa paga aktuale e Fodës te Kosova dhe ka tunduar gjermanin.
Megjithatë, i pari i FFK-së, Ademi ka bërë një postim në profilin privat në Facebook, ku lë të kuptohet se Foda do të vazhdojë të mbetet përzgjedhës i Kosovës.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi në postimin e tij.
Ndryshe, Foda ka kontratë të vlefshme me Kosovës deri në verën e vitit 2026.