Kryetari i Junikut njofton: Internet falas për qytetarët dhe vizitorët

Komuna e Junikut është përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit rajonal WiFi4WB, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë, në kuadër të programit EU4Digital. Ky projekt ka për synim ofrimin e qasjes së lirë në internet WIFI në hapësira publike, duke ndihmuar në zhvillimin teknologjik dhe rritjen e transparencës institucionale. “Gjatë […]

Kryetari i Junikut njofton: Internet falas për qytetarët dhe vizitorët

Komuna e Junikut është përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit rajonal WiFi4WB, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë, në kuadër të programit EU4Digital.

Ky projekt ka për synim ofrimin e qasjes së lirë në internet WIFI në hapësira publike, duke ndihmuar në zhvillimin teknologjik dhe rritjen e transparencës institucionale.

“Gjatë javëve të ardhshme, në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës – Vala, do të realizohet vendosja e pajisjeve për funksionalizimin e rrjetit, i cili do t’u mundësojë qytetarëve dhe vizitorëve të shfrytëzojnë internetin falas në sheshin kryesor të qytetit”, thuhet në njoftim.

Komuna e Junikut falënderon partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen dhe angazhimin për të ofruar shërbime publike më të avancuara dhe më afër qytetarëve. /ORAinfo/