Kryetari i opozitës në Izrael: Vendimi për pushtimin e Gazës, një katastrofë që do të sjellë shumë fatkeqësi të tjera

Kryetari i opozitës në Izrael, Jair Lapid, ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, duke e cilësuar atë si “një katastrofë” që do të çojë në “shumë fatkeqësi të tjera”. Lapid paralajmëron se një ndërhyrje e tillë do të rezultojë në vdekjen e pengjeve të mbetura [...]Read More...

Kryetari i opozitës në Izrael: Vendimi për pushtimin e Gazës, një katastrofë që do të sjellë shumë fatkeqësi të tjera

Kryetari i opozitës në Izrael, Jair Lapid, ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, duke e cilësuar atë si “një katastrofë” që do të çojë në “shumë fatkeqësi të tjera”.

Lapid paralajmëron se një ndërhyrje e tillë do të rezultojë në vdekjen e pengjeve të mbetura dhe në humbjen e jetës së shumë ushtarëve izraelitë.

Ai thekson se ky plan është “në kundërshtim të plotë me opinionin e zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë”. Më herët, kreu i stafit të ushtrisë, gjeneral-lejtënant Eyal Zamir, kishte paralajmëruar kundër këtij veprimi.

Kryetari i opozitës akuzon kryeministrin Netanyahu për nënshtrim ndaj presionit të ministrave të krahut të djathtë ekstrem në kabinetin e sigurisë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich. Për kujtesë, koalicioni qeverisës i kryeministrit izraelit mbështetet nga ministra ultranacionalistë, të cilët kanë kërcënuar se do të largohen nga qeveria në rast të një marrëveshjeje me Hamasin./abcnews.al