Kryetari Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014 dhe rregullorja

Lëvizja Vetëvendosje edhe në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta kandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të legjislaturës së 9’të. Ndonëse votimi për kandidaten që formalisht e propozoi të shtunën Glauk Konjufca, pasi deputetët me konsensus arritën ta

Kryetari Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014 dhe rregullorja

Lëvizja Vetëvendosje edhe në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta kandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të legjislaturës së 9’të.

Ndonëse votimi për kandidaten që formalisht e propozoi të shtunën Glauk Konjufca, pasi deputetët me konsensus arritën ta tejkalojnë çështjen e verifikimit të mandateve, në dy runde siguroi vetëm 57 vota, partia e Kurtit s’ka hequr dorë.

PDK, LDK dhe AAK e NISMA e Fatmir Limajt votuan kundër ose abstenuan për këtë kandidaten e VV’së e cila në sytë e tyre mbetet një figurë jo e denjë për këtë post dhe në masë të madhe polarizuese dhe përçarëse në skenën politike. Shumë deputetë të VV’së kanë bërë akuza ndaj “opozitës” se po e bllokon konstiuimin e Kuvendit. Ata shpreheshin të bindur se i kanë numrat ndërsa në opinion përflitej se Kurti ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje me Limajn. Pikërisht ky subjekt të shtunën nuk i dha votat për kandidaten e VV’së duke e vulosur se nuk kanë marrëveshje. Votë për Kurtin nuk pati as deputetja e Duda Balje e cila kur u krye votimi nuk qëndroi fare në sallë. Më vonë e konfirmoi se nuk do të bashkëpunojë me Kurtin dhe se do të qëndrojë në “opozitë”. Neni 11 i rregullores së Kuvendit të Kosovës që është në fuqi nga viti 2022 konfirmon se i takon subjektit më të madh në Kuvend ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. “Kryetari i Kuvendit zgjidhet në seancën konstituive, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. 2. Kryesuesi i seancës konstituive kërkon nga subjekti politik më i madh në Kuvend, të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

“Kryesuesi i seancës konstituive konstaton rezultatin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, shpall zgjedhjen e Kryetarit dhe e fton të zërë vendin e tij” thuhet në rregullore.

Por çfarë ndodhë kur subjekti më i madh nuk i ka votat dhe nuk bashkëpunon me subjektet tjera?

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14 i vitit 2014, në pikën 127 thekson se “është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”. Në këtë situatë, Kurti dhe VV e kanë të pamundur ta zgjedhin kryeparlamentarin pa e “gjetur mënyrën” me deputetët tjerë siç theksohet në aktgjykimin e përmendur në mënyrë që të evitohet edhe një seancë pas 48 orësh dhe që çështja të mos përfundojë përsëri në Kushtetuese.