KTHESË DRAMATIKE TEK MILANI! Pas presionit të Allegrit dhe dështimeve në mbrojtje, vjen vendimi i papritur
Pas një sërë takimesh mes Max Allegrit dhe Igli Tares, Milani ka vendosur të ndryshojë kurs dhe të futet në treg për një qendërmbrojtës. Vendimi vjen pas performancave të dobëta në prapavijë dhe ndeshjes kundër Cremoneses që theksoi mangësitë mbrojtëse. Edhe pse Tare më parë e kishte përjashtuar këtë skenar, situata ka bërë që Milani […]

Pas një sërë takimesh mes Max Allegrit dhe Igli Tares, Milani ka vendosur të ndryshojë kurs dhe të futet në treg për një qendërmbrojtës.
Vendimi vjen pas performancave të dobëta në prapavijë dhe ndeshjes kundër Cremoneses që theksoi mangësitë mbrojtëse.
Edhe pse Tare më parë e kishte përjashtuar këtë skenar, situata ka bërë që Milani të kërkojë përforcim urgjent në këtë pozicion, përcjell ORAinfo.
Gianluca Di Marzio konfirmoi për Sky Italia se kuqezinjtë tani janë në kërkim të një mbrojtësi kyç për ta forcuar mbrojtjen përtej De Winter.
Në ditët në vijim, pritet të dalin emrat konkretë që po vlerësohen nga drejtuesit kuqezi. /ORAinfo/