Ku do të luaj sezonin e ardhshëm Gundogan, këto janë opsionet e tij!

Gundogan i ka disa opsione për të ardhmen, s’ka vendosur ende Ilkay Gundogan është duke e shijuar në maksimum momentin pasi u shpall kampion i Evropës me Manchester Cityn. Futbollisti gjerman me prejardhje turke i ka disa opsione sa i përket së ardhmes së tij, por që nuk e ka zgjedhur ende destinacionin e radhës, […]

Ku do të luaj sezonin e ardhshëm Gundogan, këto janë opsionet e tij!

Gundogan i ka disa opsione për të ardhmen, s’ka vendosur ende

Ilkay Gundogan është duke e shijuar në maksimum momentin pasi u shpall kampion i Evropës me Manchester Cityn.

Futbollisti gjerman me prejardhje turke i ka disa opsione sa i përket së ardhmes së tij, por që nuk e ka zgjedhur ende destinacionin e radhës, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Përpos qëndrimit në “Etihad Stadium”, ku e pret një ofertë për vazhdimin e kontratës për një vit, me opsion për një vit tjetër, mesfushori kreativ i ka edhe disa mundësi të tjera.

Barcelona ia ka ofruar atij një kontratë trevjeçare, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali, pasi trajneri Mikel Arteta e pëlqen tej mase lojtarin.

Gjithashtu, Gundogan kërkohet edhe nga klubet nga Arabia Saudite, të cilat kishin trokitur në derën e tij edhe në afatin kalimtar të janarit.

I mbetet ish-futbollistit të Borussia Dortmundit të vendos se cilin opsion do ta zgjedhë për të ardhmen e tij.