AAK: VV ta shijojë “fitore” në sondazhe, rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për ta

Kushtrim Xhemjali, zëdhënës i AAK-së thotë se sondazhet e fundit të publikuara ku e nxjerrin Vetëvendosjen të parën është vetëm një kohë dhe mundësi ku ata mund ta “festojnë” fitoren. Xhemajli thotë për “Front Online” se rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për LVV-në që sot kremtojnë arritjet në sondazhe. “Vetëvendosje edhe për një […]

AAK: VV ta shijojë “fitore” në sondazhe, rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për ta


Kushtrim Xhemjali, zëdhënës i AAK-së thotë se sondazhet e fundit të publikuara ku e nxjerrin Vetëvendosjen të parën është vetëm një kohë dhe mundësi ku ata mund ta “festojnë” fitoren. Xhemajli thotë për “Front Online” se rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për LVV-në që sot kremtojnë arritjet në sondazhe.

“Vetëvendosje edhe për një kohë mund ta shijojë “fitoren” në sondazhe. Ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për ata që kremtojnë sot”, tha Xhemajli. Zëdhënësi i AAK-së thotë se sondazhet e brendshme e nxjerrin partinë shumë mirë, por ato nuk do të shfrytëzohen për marketing publik.

“Kemi sondazhe të brendshme të cilat na nxjerrin shumë mirë, por kemi vendosur të mos i shfrytëzojmë për marketing publik”, tha ai për Front Online.

Ndryshe, partitë opozitare kanë kushte të ndryshme për të shkuar në zgjedhje, LDK-ja ka kërkuar të jap dorëheqjen kryeministri Albin Kurti, derisa PDK e AAK janë të gatshme të e votojnë edhe mocionin për shpërbërje të Kuvendit./Front Online/