Ku lindin më shumë fëmijë në Maqedoni? Komunat me shumicë shqiptare kryesojnë statistikat

Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe ka arritur në 76.63 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë. Jetëgjatësia mesatare 2023 – 75.32 vjet 2024 – 76.63 vjet Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në “Vjetarin Statistikor të Republikës së Maqedonisë së […] The post Ku lindin më shumë fëmijë në Maqedoni? Komunat me shumicë shqiptare kryesojnë statistikat appeared first on InfoShqip.com.

Ku lindin më shumë fëmijë në Maqedoni? Komunat me shumicë shqiptare kryesojnë statistikat

Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe ka arritur në 76.63 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.

Jetëgjatësia mesatare
2023 – 75.32 vjet
2024 – 76.63 vjet

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në “Vjetarin Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16,061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20,201 persona.

2024
Lindje: 16,061
Vdekje: 20,201
Rritje natyrore: -4,140

Kjo do të thotë një rënie e popullsisë prej 4,140 banorësh vetëm brenda një viti. Vetëm rajoni i Shkupit shënoi rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.

Në rajonin e Shkupit, rritja më e lartë natyrore është shënuar në Saraj me +8.4 dhe në Çair me +5.5 për 1,000 banorë.

Saraj +8.4
Çair +5.5
Kisella Vodë -4.2
Karposh -3.9

Në nivel shtetëror, rritja natyrore më e lartë është regjistruar në komunat Haraçinë +10.5, Studeniçan +9.7, Saraj +8.4, Likovë +6.2, Çair +5.5, Zelenikovë +5.3 dhe Shuto Orizari +5.2 për 1,000 banorë.

TOP RRITJE POZITIVE:
Haraçinë +10.5
Studeniçan +9.7
Saraj +8.4
Likovë +6.2
Çair +5.5
Zelenikovë +5.3
Shuto Orizari +5.2

Rritja natyrore më e ulët në nivel shtetëror është shënuar në Novosellë, Novac, Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Berovë, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe Rosoman.

RËNIE MË E MADHE:
Novosellë -14.8
Novac -13.7
Nagoriçan i Vjetër -13.6
Kratovë -12.8
Berovë -10.3
Çeshinovë e Obleshevë -10.3
Rosoman -10.2

Vetëm për një vit, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për gati 700, nga 16,737 në vitin 2023 në 16,061 në vitin 2024.

Lindje të gjalla
2023 – 16,737
2024 – 16,061

Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, Maqedonia vazhdimisht ka rritje natyrore negative. Rënia më e madhe e popullsisë është shënuar në vitin 2021, kur lindën 18,648 persona dhe vdiqën 28,516, ose një rënie prej -9,868 banorësh.

Vitin e kaluar është regjistruar edhe rënie e ndjeshme e martesave. Numri i tyre është ulur për 1,600 dhe ka arritur në 11,066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, në gjithsej 2,024.

Martesa – 11,066
Shkurorëzime – 2,024

Mesatarisht, gjatë vitit 2024 ka pasur 183 shkurorëzime për 1,000 martesa. Numri më i lartë i shkurorëzimeve për 1,000 martesa është regjistruar në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes – mbi 200, ndërsa më i ulëti në rajonin Verilindor – nën 140.

Sipas komunave, numrin më të lartë të shkurorëzimeve për 1,000 banorë e kanë Zërnovci me 888, Llozova me 500, Rosomani me 461, Gradsko me 437, Dellçeva me 386, Dojrani me 363, Gjevgjelia me 319, Kavadari me 316 dhe Qendra me 308.

KOMUNA:
Zërnovci – 888
Lozovë – 500
Rosoman – 461
Gradsko – 437
Dellçevë – 386
Dojran – 363
Gjevgjeli – 319
Kavadar – 316
Qendër – 308

Ndërkohë, më pak shkurorëzime për 1,000 banorë janë regjistruar në Vevçan dhe Qendër Zhupë – zero, Sopishtë 26.3, Likovë 32.4, Haraçinë 36, Saraj 44 dhe Pehçevë 45.5.

The post Ku lindin më shumë fëmijë në Maqedoni? Komunat me shumicë shqiptare kryesojnë statistikat appeared first on InfoShqip.com.