“Mos kujtoni se…”, Enca i kthehet ndjekësit me paralajmërim

“Mos kujtoni se…”, Enca i kthehet ndjekësit me paralajmërim

Kanë kaluar shumë muaj që kur Enca publikoi projektin e saj të fundit muzikor, dhe me sa duket, fansat kanë filluar ta ndjejnë seriozisht mungesën e hiteve të saj ritmike. Por, për të gjithë ata që mendonin se artistja po e shijonte thjesht jetën larg stiudiove të regjistrimit, Enca ka një përgjigje!

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një mesazh mjaft të lezetshëm që ka marrë nga një fans.

“Nuk di çfarë dreqin je duke bërë, por veshit dhe makinës sime i mungojnë këngët e tua.”

Enca nuk e ka lënë këtë mesazh pa përgjigje dhe e ka shfrytëzuar rastin për të qetësuar të gjithë admiruesit e muzikës së saj, duke konfirmuar se po përgatit diçka të madhe.

“Ore se mos kujtoni se po rri kot… Kam disa super këngë së shpejti,” – ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Me këtë paralajmërim, duket se Enca po bëhet gati të “pushtojë” sërish listat e hiteve dhe të sjellë saktësisht atë që fansat po kërkojnë: këngë të reja për t’u dëgjuar në maksimum në makinat e tyre!

Burimi i lajmit:lajmpress.org
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.