Kultivonte kanabis në oborr – arrestohet një person në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:20, kur u raportua se një person po kultivonte bimë të dyshuara narkotike brenda oborrit të shtëpisë së tij. “Në vendin e ngjarjes kanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:20, kur u raportua se një person po kultivonte bimë të dyshuara narkotike brenda oborrit të shtëpisë së tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe me vendim të prokurorit është realizuar kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë narkotike, me gjatësi rreth 35 centimetra dhe peshë totale prej 17.09 gramësh. Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, derisa hetimet për rastin vazhdojnë.