Kundër pushtimit të Gazës/ Mijëra njerëz nga Tel Avivi, në Stamboll e Kili kundër planit të Izraelit

Nga Tel Avivi në Stamboll e në Kili, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër planit izraelit për pushtimin e qytetit të Gazës. Mijëra protestues marshuan nëpër Tel Aviv të shtunën në atë që ishte një nga tubimet më të mëdha në qytet që nga fillimi i luftës. Të afërmit dhe mbështetësit [...]Read More...

Kundër pushtimit të Gazës/ Mijëra njerëz nga Tel Avivi, në Stamboll e Kili kundër planit të Izraelit

Nga Tel Avivi në Stamboll e në Kili, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër planit izraelit për pushtimin e qytetit të Gazës.

Mijëra protestues marshuan nëpër Tel Aviv të shtunën në atë që ishte një nga tubimet më të mëdha në qytet që nga fillimi i luftës.

Të afërmit dhe mbështetësit e pengjeve izraelite që mbahen në Rripin e Gazës morën pjesë në tubim duke kërkuar lirimin e tyre dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës.

Ata theksuan se nuk janë dakord me vendimet e qeverisë izraelite dhe madje e fajësojnë për të gjitha tragjeditë që ndodhën në tetor të vitit 2023, kur Hamasi sulmoi dhe mori peng familjarët e tyre.

Edhe në Stamboll u mblodhën qindra njerëz në mbështetje të palestinezëve dhe kundër planit izraelit për të zgjeruar ofensivën në enklavë.

Protestuesit kërkuan që Izraeli të mbahet përgjegjës për luftën 22-mujore që vrau mbi 61,300 njerëz në enklavë.

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk dhe kreu i njërës prej organizatave që thirrën protestën, ishte midis atyre që u bënë thirrje njerëzve të dilnin në rrugët e kryeqytetit turk për të protestuar.

Ndërkohë numri i të arrestuarve nga protesta në Londër Policia ka shkuar në 466. Sipas aktivistëve ky është numri më i lartë i arrestimeve i kryer ndonjëherë në një protesta të vetme në kryeqytetin britanik.

Të shtunën  qindra njerëz u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në Londër, duke denoncuar luftën e Izraelit në Gaza dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër gjenocidit dhe në mbështetje të grupimit “Palestine Action”, grupim pro palestinez që qeveria britanike ka vendosur ta ndalojë.

Edhe në Kili qindra qytetarë dolën në rrugë për të treguar mbështetje dhe solidaritet me popullin palestinez.

Ata bënë thirrje për një Palestinë të lirë dhe kërkuan që t’i jepet fund vrasjes së fëmijëve në Gaza./abcnews.al