Kupina për buxhetin e vitit 2025 në Prishtinë: Çka është në të mirën e Komunës, duhet me kalu krejt, pa asnjë problem

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, për FrontOnline, shprehet i bindur se buxheti i kryeqytetit sapo të vie në rend të ditës do të votohet. ‘’S’ka ardhë në rend të dite. Kur të vjen në rend dite e shohim’’, thotë ai. Kupina, deklaron që sipas tij çka është në të mirën e qytetarëve të kryeqytetit […]

Kupina për buxhetin e vitit 2025 në Prishtinë: Çka është në të mirën e Komunës, duhet me kalu krejt, pa asnjë problem


Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, për FrontOnline, shprehet i bindur se buxheti i kryeqytetit sapo të vie në rend të ditës do të votohet.

‘’S’ka ardhë në rend të dite. Kur të vjen në rend dite e shohim’’, thotë ai.

Kupina, deklaron që sipas tij çka është në të mirën e qytetarëve të kryeqytetit duhet të kaloj pa asnjë problem.

‘’Çka është në të mirën e Komunës, kalojnë krejt, asnjë problem nuk është’’ shprehet ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit, thotë se nuk dëshiron të merret me pozitë a opozitë.

‘’Unë nuk du me u marr as me pozitë as me opozitë, por çka është në interes të qytetarëve, ka me kalu’’ përfundon Kupina.