Kuqezinjtë trondisin merkaton me një transferim spektakolar

AC Milan ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku nga Chelsea, duke e lidhur atë me një kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2030. Detajet e transferimit Sipas mediave italiane, marrëveshja i ka kushtuar kuqezinjve 38 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse të vështira për t’u arritur. Lojtari do të […]

Kuqezinjtë trondisin merkaton me një transferim spektakolar

AC Milan ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku nga Chelsea, duke e lidhur atë me një kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2030.

Detajet e transferimit

Sipas mediave italiane, marrëveshja i ka kushtuar kuqezinjve 38 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse të vështira për t’u arritur. Lojtari do të përfitojë një pagë vjetore prej rreth 5 milionë eurosh. Chelsea ka përfshirë gjithashtu një klauzolë riprodhese, që i garanton një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit, transmeton ORAinfo.

Karriera e deritanishme

PSG (2015-2019): U rrit në akademinë e Paris Saint-Germain dhe u aktivizua në 78 ndeshje me ekipin e parë, duke shënuar 11 gola. Fitoi disa trofe vendorë, përfshirë Coupe de France dhe Coupe de la Ligue.

RB Leipzig (2019-2023): Shkëlqeu në Bundesliga me 70 gola në 172 paraqitje, duke fituar dy Kupa të Gjermanisë (DFB-Pokal) dhe Këpucën e Artë të Bundesligës në sezonin 2022/23.

Chelsea (2023-2025): Në Premier League regjistroi 18 gola në 62 ndeshje, duke fituar Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Me Kombëtaren e Francës

Nkunku debutoi me “Les Bleus” në mars 2022 dhe deri më sot ka grumbulluar 14 ndeshje dhe 1 gol me përfaqësuesen franceze.

Te AC Milan

Sulmuesi 27-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 18 te kuqezinjtë. Për trajnerin Massimiliano Allegri, afrimi i tij është një përforcim i madh në fazën ofensive, veçanërisht duke pasur parasysh se Rafael Leão pritet të rikthehet së shpejti pas dëmtimit.

AC Milan konfirmoi në njoftimin zyrtar:

“Jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e Christopher Nkunku-s nga Chelsea FC. Ai është një sulmues i klasit botëror dhe do të japë një kontribut të madh në sukseset e ardhshme të klubit”. /ORAinfo/