Kur pritej zyrtarizimi i tij të Milan, ky klub hyn fuqishëm në garë për Pulisiqin

Lyoni hyn në garë për Pulisiqin Lyoni ka hyrë në garë për transferimin e Christian Pulisiqit. Por skuadra franceze duhet ta mposht konkurrencën e Milanit dhe Juventusit për sigurimin e sulmuesit të Chelseat. Kontrata e 24-vjeçarit skadon në fund të edicionit të ardhshëm. “Rossonerët” dhe “bianconerët” kanë vënë kontaktet për transferimin e amerikanit, por ende […]

Kur pritej zyrtarizimi i tij të Milan, ky klub hyn fuqishëm në garë për Pulisiqin

Lyoni hyn në garë për Pulisiqin

Lyoni ka hyrë në garë për transferimin e Christian Pulisiqit.

Por skuadra franceze duhet ta mposht konkurrencën e Milanit dhe Juventusit për sigurimin e sulmuesit të Chelseat.

Kontrata e 24-vjeçarit skadon në fund të edicionit të ardhshëm.

“Rossonerët” dhe “bianconerët” kanë vënë kontaktet për transferimin e amerikanit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Pulisiq nuk ka pasur shumë minutazhë te Chelsea në edicionin që përfundoi.

Luajti 812 minuta në Premier League në 24 ndeshje, por realizoi vetëm një gol dhe dhuroi një asistim.

“Blutë” e vlerësojnë Pulisiqin me çmimin e afër 20 milionë eurove, kurse në ekipin nga Londra Perëndimore ai fiton 5 milionë euro neto në edicion.