Kurti dhe Abdixhiku priten të takohen sërish sot – a do ketë marrëveshje?

Kurti dhe Abdixhiku priten të takohen sërish sot – a do ketë marrëveshje?

Në vazhdën e përpjekjeve për marrëveshje politike, sot pritet të takohen sërish kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kanal 10 mëson se takimi i radhës Kurti-Abdixhiku pritet të zhvillohet sot.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe të martën, në një takim tre orësh, por që nuk rezultoi me marrëveshje.

Pas takimit të së martës, liderët partiakë theksuan se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, takimi është zhvilluar në frymë konstruktive.

Ndryshe, të enjten, më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.