Kurti: Austria, aleate e rëndësishme në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sonë

Kurti: Austria, aleate e rëndësishme në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sonë. Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë për përfundimin e mandatit të ambasadorit Weidinger, kryeministri Albin Kurti theksoi marrëdhëniet e mira dhe rezultatet e frytshme që vijnë nga puna e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me trupin […]

Kurti: Austria, aleate e rëndësishme në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sonë

Kurti: Austria, aleate e rëndësishme në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sonë.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë për përfundimin e mandatit të ambasadorit Weidinger, kryeministri Albin Kurti theksoi marrëdhëniet e mira dhe rezultatet e frytshme që vijnë nga puna e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me trupin diplomatik të Austrisë.

“Puna e ambasadorit Weidinger në Kosovë ka përfaqësuar këtë dinamikë pozitive ndërmjet diplomacisë së huaj dhe qeverisë vendase”, u shpreh Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Më tej, ai theksoi se Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e shtetësisë së Kosovës dhe në zhvillimin e rajonit, ka investuar prej kohësh në përparimin demokratik brenda vendit si dhe ka mbrojtur njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Kryeministri veçoi Agjencinë për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, e cila ka dhënë kontribut të madh përmes projekteve që përfshijnë fusha të shumta, e që fokusohen në masë të madhe në arsim.

Ai potencoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Weidinger duke thënë se gjatë kohës së tij në Kosovë ai ka qenë faktor kyç në nxitjen e një marrëdhënieje të veçantë midis dy vendeve.