Kurti për deklaratën e deputetit Geci: Lufta ishte e drejtë, besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Kurti për deklaratën e deputetit Geci: Lufta ishte e drejtë, besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”!
Ai ka thënë se për këtë ka reaguar shefja e Grupit parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e GP-së së VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është një gjykatë jo e drejtë. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë…Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën deputetit…Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



