Kurti fton në takim krerët e partive politike
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se “aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”, përcjell albinfo.ch. Ai ka thënë se për këtë ka ftuar në takim krerët e partive politikë të përfaqësuara në Kuvend […] The post Kurti fton në takim krerët e partive politike appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se “aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se për këtë ka ftuar në takim krerët e partive politikë të përfaqësuara në Kuvend për të shtunën në orën 16:00.
“Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
The post Kurti fton në takim krerët e partive politike appeared first on Albinfo.