Kurti: Gëzohem që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e vendit që luftonte për liri. Ai ka shprehur gëzimin për vendosjen e studio-bunkerit të radios Kosova e Lirë nën përkujdesje të shtetit, duke e cilësuar atë si një simbol të luftës për liri në vend. Në një deklaratë në Facebook […]

Kurti: Gëzohem që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e vendit që luftonte për liri.

Ai ka shprehur gëzimin për vendosjen e studio-bunkerit të radios Kosova e Lirë nën përkujdesje të shtetit, duke e cilësuar atë si një simbol të luftës për liri në vend.

Në një deklaratë në Facebook për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, ai ka theksuar se liria e medias është një vlerë e çmuar që kërkon përkushtim për ta mbrojtur.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë”, ka shkruar ai në Facebook.