Kurti i kërkon Borrellit takim me Vuçiqin këtë javë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Shefi i Diplomacisë Evropian, Josep Borrell një takim të nivelit të lartë në Bruksel, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Kreu i Qeverisë bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje, por tha se beson që shumë shpejt […]

Kurti i kërkon Borrellit takim me Vuçiqin këtë javë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Shefi i Diplomacisë Evropian, Josep Borrell një takim të nivelit të lartë në Bruksel, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje, por tha se beson që shumë shpejt do i përgjigjen lidhur me kërkesën që ka bërë për këtë takim, ndërsa theksoi se është konstruktiv dhe i përkushtuar.

“Unë nuk kam marrë përgjigje ende nga Borrell, dhe besoj që së shpejti do të na përgjigjet lidhur me kërkesën time që të kemi takim në Bruksel. Jam konstruktiv, i përkushtuar, pasi pa e intensifikuar dialogun nuk mund të kemi marrëveshjen. Jam i interesuar në zbatimin e marrëveshjes, prandaj kam shprehur kërkesën në Bruksel”, tha Kryeministri Kurti.

Ai gjithashtu theksoi sërish që në takimin e 18 marsit ka ofruar për ta shkruar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por fillimisht ka kërkuar të ketë dakordim për parimet bazë, pasi siç tha Kurti nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk ka dakordim paraprak.

“Në takimin me 18 mars, kam ofruar ta shkruj draft-statutin për nenin 7, Asocicionin, por me atë rast kam kërkuar që të kem dakordim për parimet bazë sepse nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk kemi dakordim paraprak për parimet dhe frymën”, tha Kurti para gazetarëve.