Kurti kujton Dafinën 6-vjeçe që u vr`a brutalisht nga forcat serbe në ma*sakrën e Ribarit të Vogël

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit, ku me një minutë heshtje nderuan viktimat, përfshirë fëmijë, gra e pleq, nga mosha 6 deri në 95 vjeç. Kurti tha se Dafina Vishesella ishte vetëm 6-vjeçe kur pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe

Kurti kujton Dafinën 6-vjeçe që u vr`a brutalisht nga forcat serbe në ma*sakrën e Ribarit të Vogël

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit, ku me një minutë heshtje nderuan viktimat, përfshirë fëmijë, gra e pleq, nga mosha 6 deri në 95 vjeç.

Kurti tha se Dafina Vishesella ishte vetëm 6-vjeçe kur pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ushtrisë Jugosllave e vranë më 18 prill 1999.

“Me dhembje, sot përkujtojmë edhe viktimat civile të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë në Marec të Prishtinës dhe në Dyz të Podujevës”.

“Gjatë këtyre ditëve të prillit, kujtojmë civilët e vrarë në masakrat e kryera në Gollak, Lugishtë, Fshat të Vjetër, Kaliqan, Studenicë, Llashticë, Vatë, Carrallukë, Rrugë e Kovaçëve, Sllovi, në Lagjen e Boshnjakëve, Shipol, Gllanasellë, Çikatovë e Poklek të Vjetër”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se me mirënjohje të thellë nderojnë trimërinë e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë duke mbrojtur popullatën civile në përballje me makinerinë gjenocidale serbe.

“Me krenari dhe me përkushtim për drejtësi, sot dhe përgjithmonë, e ruajmë të gjallë kujtimin për ta, si obligim ndaj sakrificës së tyre, ndaj historisë sonë dhe ndaj brezave që vijnë pas nesh”.

“Lavdi të gjitha viktimave të pafajshme të masakrave, të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të lirisë”, shkroi ai.