Kurti në Skënderaj: Sami Lushtaku multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e komunës së Skenderaj. Ai gjatë qëndrimit në këtë komunë ka sulmuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtakun, të cilin e ka quajtur multimilioner. Kurti edhe pse nuk ja ka përmendur emrin, ka thënë se multi-milioneri, ish komandant kënaqet kur […]

Kurti në Skënderaj: Sami Lushtaku multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e komunës së Skenderaj.

Ai gjatë qëndrimit në këtë komunë ka sulmuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtakun, të cilin e ka quajtur multimilioner.

Kurti edhe pse nuk ja ka përmendur emrin, ka thënë se multi-milioneri, ish komandant kënaqet kur i frikësohen njerëzit.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur”, ka deklaruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim.