Kurti: Nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tani nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese. “Tash ndodhemi në një situatë ku unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese, sepse kemi mospajtime dhe kërkesa para tyre. Ata kanë një materie


Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tani nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese.
“Tash ndodhemi në një situatë ku unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese, sepse kemi mospajtime dhe kërkesa para tyre. Ata kanë një materie që ata duhet ta trajtojnë”, tha Kurti në konferencën për media të thirrur pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.


