Kurti në samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kurti në samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar para mediave në samitin e procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi.

Para gazetarëve, Kurti theksoi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur.

“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinioni nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

The post Kurti në samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.