Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende s’ka marrëveshje

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende s’ka marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas tre orë bisedimesh me krerët e LDK-së tha se nuk kanë marrëveshje politike.

“Marrëveshje politike nuk kemi, diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë që i kemi përpara, kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, nëse nuk do kemi marrëveshje, hapa përpara, përkundër mosdëshirës, fatkeqësisht zgjedhjet e reja mund të shkaktohen, do të përpiqemi maksimalisht, të vazhdojmë takimet dhe komunikimin”, theksoi Kurti.

Lidhur për pozitën e presidentit tha se nuk duhet të jetë pjesë e pushtetit politik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.