Kurti: Viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen, angazhohemi për drejtësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që të thyejnë heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Serbia gjatë viteve 1998-99 ka përdorur dhunën seksuale si armë lufte, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit por […]

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen, angazhohemi për drejtësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që të thyejnë heshtjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Serbia gjatë viteve 1998-99 ka përdorur dhunën seksuale si armë lufte, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit por ndaj gjithë shoqërisë.

Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra.

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë. Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”, shkroi ai.

Kryeministri më tej ka njoftuar se përmes ndryshimit të ligjit është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale, deri më 15 maj 2025.

“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, u shpreh Kurti.