Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin, Haradinaj: Krejt për fushatë zgjedhore, populizëm për vota

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për takimin e djeshëm në Bruksel. Ai tha se mos takimi i Kurtit me Vuçiqin dhe paraqitja e tri kushteve për atë takim, e gjitha është pjesë e fushatës së kryeministrit, derisa me këtë populizëm po e rrezikon interesin e vendit. “Pjesë e fushatës zgjedhore të Kurtit, tash […]

Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin, Haradinaj: Krejt për fushatë zgjedhore, populizëm për vota

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për takimin e djeshëm në Bruksel.

Ai tha se mos takimi i Kurtit me Vuçiqin dhe paraqitja e tri kushteve për atë takim, e gjitha është pjesë e fushatës së kryeministrit, derisa me këtë populizëm po e rrezikon interesin e vendit.

“Pjesë e fushatës zgjedhore të Kurtit, tash ai është në atë fazën finale të populizmit, vazhdon të rrezikojë interesin e Kosovës për populizëm në vend. Krejt është fushatë zgjedhore, populizmi i tij ka të bëjë me votat për të, me populizimin e patriotizmin që ai nuk e ka, edhe kësisoj rrezikon interesat e Kosovës, pra edhe njëherë del si ai që e ka refuzuar agjendën e normalizimit me ndërmjetësim të BE-së, por ai do t’i bartet Kosovës, është krejt pjesë e populizmit të tij, votave dhe efekteve zgjedhore”, thotë Haradinaj për gazetablic.

Ndërsa, i pyetur se a pret që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, kreu i AAK-së vlerëson se Kosova po merr shumë goditje në mënyra të ndryshme.

“Jo vetëm ato masa por shumë goditje Kosova po merr në mënyra të ndryshme, për shkak se ne të gjithë varemi nga interesi i Kurtit me u rizgjedh”, deklaron lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.