Sa kushton Kombëtarja e Shqipërisë para Nations League

Kombëtarja shqiptare hyn në edicionin 2026/27 të Nations League me një rënie të ndjeshme të vlerës së tregut krahasuar me dy vite më parë.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Shqipëria vlerësohet aktualisht në 88.8 milionë euro, nga 118.75 milionë euro që vlente në ciklin e kaluar. Bëhet fjalë për një rënie prej 29.95 milionë eurosh, apo rreth 25.2 për qind, përcjell albinfo.ch
Anis Mehmeti është aktualisht futbollisti më i vlefshëm i Kombëtares me 15 milionë euro, i ndjekur nga Kristjan Asllani me 12 milionë dhe Mirlind Daku me 9 milionë euro.
Ndërkohë, Armando Broja vlerësohet në 5 milionë euro, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti në 4 milionë.
Pavarësisht rënies së përgjithshme, Shqipëria ka disa futbollistë të rinj me potencial për rritje, mes tyre Mario Mitaj, Luis Hasa dhe Cristian Shpendi.
Vlera e tregut, megjithatë, nuk përcakton domosdoshmërisht forcën sportive të një kombëtareje, ndërsa rezultatet në Nations League do të jenë testi real për ekipin kuqezi.
The post Sa kushton Kombëtarja e Shqipërisë para Nations League appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



