Sot Kuvend, deputetët e opozitës interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Sot, në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës parashikohen disa interpelanca.
Disa deputetë të opozitës kanë thirrur në interpelanca 4 ministra, ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala si dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Më tej deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj do të kenë një përballje pyetje-përgjigje.
Sakaq gjatë seancës do të shqyrtohen edhe disa projektligje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.
6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.
7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
8. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.
9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.
11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.
12. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.
13. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Burimi i lajmit:ina-online.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



