Kuvendi i Kosovës njofton zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive, që do të jetë më 23 prill, në orën 10:00, përcjell albinfo.ch. Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV-ja propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë. Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt […] The post Kuvendi i Kosovës njofton zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive appeared first on Albinfo.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive, që do të jetë më 23 prill, në orën 10:00, përcjell albinfo.ch.
Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV-ja propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.
Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë, pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.
Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake.
“LVV-ja, pa dyshim, e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje kishin paralajmëruar se do të kenë qëndrimin e njëjtë, mendoj se në këtë situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike… Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mundë të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarë… Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që e patëm tri herë radhazi në Kuvend”, tha Konjufca.
The post Kuvendi i Kosovës njofton zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive appeared first on Albinfo.