Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, përcjell albinfo.ch. Bëhet e ditur se në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën […] The post Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI appeared first on Albinfo.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, përcjell albinfo.ch.

Bëhet e ditur se në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.

Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat Shqipëria Bëhet dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.

Përfaqësimi në Kuvend gjatë kësaj legjislature pasqyron diversitetin e shoqërisë shqiptare.

Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.

The post Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI appeared first on Albinfo.