Kuvendi mban një minutë heshtje për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Me kërkesë të deputetit Shpëtim Idizi është mbajtur 1 minutë heshtje në Kuvend, në ditën e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ai në Kuvend tha se ndihet i keqardhur që në Kuvend nuk ka pasur një rezolutë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ndër të tjera ai kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita […] The post Kuvendi mban një minutë heshtje për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë appeared first on Newsbomb Albania.

Kuvendi mban një minutë heshtje për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Me kërkesë të deputetit Shpëtim Idizi është mbajtur 1 minutë heshtje në Kuvend, në ditën e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Ai në Kuvend tha se ndihet i keqardhur që në Kuvend nuk ka pasur një rezolutë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ndër të tjera ai kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam.

“Ne u adresuam këtë kërkesë për një minutë heshtje në Kuvend, se kjo datë është një datë e njihur si dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Duhet kryetarja e Kuvendit që të caktojë në redndin e ditës një minutë heshtje dhe jo të ngrihem ta kërkoj unë.

Ku parlmentar ka bërë dhe mirë ka bërë, ka nderuar shumë raste të tilla. Kemi kërkuar rezolutë Për Kosovën, Holokausin, por jam i keqardhur që nuk ka akoma një delaratë apo një rezoluëtë për këtë ngjarje”, tha Shpëtim Idrizi.

Me 27 Qershor 1944 u krye një masakër e vërtetë nga shteti grek kundër popullsisë shqiptare të Çamerisë. Mijëra të vrarë pa kursyer edhe fëmijët e porsalindur, mbi 25000 të dëbuar nga shtëpite. 27 Qershori është një Ditë Përkujtimi për Çamerinë.

The post Kuvendi mban një minutë heshtje për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë appeared first on Newsbomb Albania.