Kuvendi mban seancë, Hoxha dhe Sali pritet të bëhen ministra

Sot Kuvendi do të mbajë seancën e 75-të, në të cilën në rend të ditës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për Çështje Evropiane dhe Mjedis, përcjell TV21. Si pikë e parë në rendin e ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni i ministrit në Ministrinë për Çështje Evropiane, ndërsa si […] The post Kuvendi mban seancë, Hoxha dhe Sali pritet të bëhen ministra appeared first on InfoShqip.com.

Kuvendi mban seancë, Hoxha dhe Sali pritet të bëhen ministra

Sot Kuvendi do të mbajë seancën e 75-të, në të cilën në rend të ditës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për Çështje Evropiane dhe Mjedis, përcjell TV21. Si pikë e parë në rendin e ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni i ministrit në Ministrinë për Çështje Evropiane, ndërsa si zv/kryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane është propozuar deputeti aktual dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor, pasi Izet Medzhiti u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit, duke lënë detyrën e zv/kryeministrit dhe ministrit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Si ministër i ri për Mjedis është propozuar ish-zëdhënësi i qeverisë së kaluar, Muamet Hoxha.

Në rendin e ditës janë edhe: Propozimi për emërimin e një anëtari jo-ekzekutiv në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi i ligjit për ratifikimin e Protokollit Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Marrëveshjes për ndryshime dhe aderim në Marrëveshjen Qendrore Evropiane për Tregti të Lirë, Propozimi i ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Rinovimi i parkuar të trenave mallrash” të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Transport SHA Shkup, sipas procedurës së shkurtuar, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, sipas procedurës së shkurtuar, dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sipas procedurës së shkurtuar.

Para deputetëve do të jenë edhe disa propozim-vendime për miratimin e programeve vjetore të disa institucioneve – Propozim-vendimi për miratimin e Programit Vjetor të Punës së Agjencisë së Postave për vitin 2026 dhe Propozim-vendimi për miratimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit për vitin 2026 të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor dhe Strategjia e rishikuar fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026-2030.

The post Kuvendi mban seancë, Hoxha dhe Sali pritet të bëhen ministra appeared first on InfoShqip.com.