Kuvendi shmang procedurat, Projektligji për Specialen kalon me urgjencë

Kuvendi i Kosovës miratoi mocionin për anashkalimin e procedurave për shqyrtimin e Projektligjit për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Mocioni kaloi me 90 vota për në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të hënën, raporton Paparaci.
Ky mocion parasheh anashkalimin e procedurave të rregullta për shqyrtimin e Projektligjit, duke mundësuar që ai të shqyrtohet dhe votohet me procedurë të përshpejtuar.
Projektligji parashihet të hidhet në votim në seancën e sotme.
The post Kuvendi shmang procedurat, Projektligji për Specialen kalon me urgjencë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



