Ky është 38-vjeçari nga Tropoja që vrau me thikë shokun e tij/FOTO
Ky që shihni në foto është Arlind Demushi, 38 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka vrarë me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Policia njofton se autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një […]

Ky që shihni në foto është Arlind Demushi, 38 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka vrarë me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, në zonën e Babrrusë, në Tiranë.
Policia njofton se autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.
Ky është 38-vjeçari nga Tropoja që vrau me thikë shokun e tij/FOTO – Insajderi – Vrasja ne Tirane Autori ishte mik i viktimes
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.
FOTO: I dyshuari
Nga burime policore thuhet se autori, 38-vjeçari Arlind Demushi, dhe viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci, ishin miq me njëri-tjetrin. Viktima Hajdar Ismajlgeci kishte 10 ditë që rrinte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, në zonën e Babrrusë.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
FOTO: Viktima
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale: “Vrasje me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.