Ky është zyrtari i Njësisë Speciale që u arrestua, dyshohet se bashkëpunoi me familjen Gerbeshi

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Siç raporton Sinjali me burime, i arrestuari është Murat Latifi, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën […]

Ky është zyrtari i Njësisë Speciale që u arrestua, dyshohet se bashkëpunoi me familjen Gerbeshi

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Siç raporton Sinjali me burime, i arrestuari është Murat Latifi, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.

Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti.

“Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Është rekomanduar edhe suspendimi i tij.