La Shqipërinë për Zvicrën, pritet të debutojë në tetor
Kujtojmë se Zvicra takohet me Suedinë në udhëtim më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë The post La Shqipërinë për Zvicrën, pritet të debutojë në tetor appeared first on Albinfo.

Zvicra do të zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor, ndaj Suedisë dhe Sllovenisë.
“Helvetikët” do të luajnë të dyja sfidat në udhëtim, teksa trajneri Murat Yakin ka publikuar edhe listën me futbollistë të ftuar.
Kapiteni Granit Xhaka është si gjithmonë pjesë e listës, por ka edhe befasi nga Yakin.
Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajram që u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Bajrami ka pasur paraqitje fantastike me Luzernin, derisa së fundmi u largua nga Shqipëria dhe tani do të ketë mundësinë të debutoj me “Helvetikët”.
Kujtojmë se Zvicra takohet me Suedinë në udhëtim më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë.
The post La Shqipërinë për Zvicrën, pritet të debutojë në tetor appeared first on Albinfo.