Laert Vasili konfirmon romancën me vajzën e showbizit

Jeta e Laert Vasili i përngjan një filmi, me rrëfime të forta dhe tronditëse për të shkuarën, por me ngjyra të bukura në të tashmen… e veçanërisht në aspektin romantik. Në një intervistë në “S’e luan Topi” aktori ka pranuar se është në një njohje me një vajzë, që tha se i përket botës së […]

Laert Vasili konfirmon romancën me vajzën e showbizit

Jeta e Laert Vasili i përngjan një filmi, me rrëfime të forta dhe tronditëse për të shkuarën, por me ngjyra të bukura në të tashmen… e veçanërisht në aspektin romantik.

Në një intervistë në “S’e luan Topi” aktori ka pranuar se është në një njohje me një vajzë, që tha se i përket botës së showbizit dhe është e njohur, por specifikoi se nuk është Valbona Mëhilli, me të cilën pati një ‘flirt’ në Big Brother.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.

Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.