Lahi Brahimaj përkujton 11 shtatorin, aksionin e guximshëm nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka kujtuar sot 11 shtatorin, kohën kur 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Gazeta 10. Brahimaj përmes postimit në profilin e tij zyrtar në platformën Facebook, ka thënë se ky ka qenë aksioni më i guximshëm

Lahi Brahimaj përkujton 11 shtatorin, aksionin e guximshëm nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka kujtuar sot 11 shtatorin, kohën kur 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Gazeta 10.

Brahimaj përmes postimit në profilin e tij zyrtar në platformën Facebook, ka thënë se ky ka qenë aksioni më i guximshëm dhe një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, dëshmi e vendosmërisë për liri e pavarësi, ka thënë ai./Gazeta 10

Postimi i plotë:

Kujtim
Më 11 Shtator, në orën 23:00, 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ky aksion i guximshëm mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme, dëshmi e vendosmërisë për liri dhe pavarësi.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së!