Lajm i mirë: Gjendet në Prishtinë vajza 15-vjeçare që ishte zhdukur nga Prizreni
Gazeta Sinjali mëson se vajza e mitur L.H., e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familja e saj në Prizren më 17 korrik, është gjetur sot në Prishtinë. Burime të sigurta të afërta me familjen konfirmojnë se 15-vjeçarja është hasur në zonën e Newborn-it rreth orës 10:00 nga policia. E mitura është shoqëruar menjëherë […]

Gazeta Sinjali mëson se vajza e mitur L.H., e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familja e saj në Prizren më 17 korrik, është gjetur sot në Prishtinë.
Burime të sigurta të afërta me familjen konfirmojnë se 15-vjeçarja është hasur në zonën e Newborn-it rreth orës 10:00 nga policia. E mitura është shoqëruar menjëherë në stacion dhe është kontrolluar nga emergjenca për gjendjen e saj shëndetësore.
Pas intervistimit vajza është dërguar për në Prizren nga hetuesit rajonalë për veprime të mëtejme hetimore.
Rasti mbetet në hetim nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.