Lajmi që tifozët e Milanit po prisnin… diçka e madhe po ndodh në Milanello

Milani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, ku të dielën mbrëma do të përballet me Torinon në transfertë, ndërsa nga Milanello kanë ardhur lajme pozitive për skuadrën.
Sipas raportimeve nga Italia, lajmi më i mirë lidhet me Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan, 41 ditë pasi pësoi një frakturë të lehtë gjatë paraqitjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës, ka zhvilluar pjesën e parë të stërvitjes së sotme së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Ky është një sinjal i rëndësishëm për trajnerin e Milanit, i cili mund të ketë në dispozicion Pulisic për sfidën ndaj Torinos, edhe pse vendimi përfundimtar do të varet nga gjendja e tij fizike në ditët në vijim, përcjell ORAinfo.
Ndërkohë, Matteo Gabbia, i cili ka munguar ditët e fundit për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, pritet t’i bashkohet grupit nesër.
Edhe për Rafael Leaon ka optimizëm në kampin kuqezi, megjithëse deri tani nuk ka pasur një përditësim të ri konkret për gjendjen e portugezit.
Milanit mund t’i bashkohet së shpejti edhe një përforcim i ri. Diego Moreira po kryen aktualisht testet mjekësore në Itali përpara transferimit nga Strasbourg. Mbrojtësi krahu 22-vjeçar pritet të transferohet te kuqezinjtë në një marrëveshje që mund të arrijë rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuset.
Nëse Moreira përfundon sa më shpejt procedurat dhe nis stërvitjen me ekipin, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pjesë e listës për ndeshjen e parë të sezonit.
Milani do ta nisë sezonin e ri në Serie A me transfertën ndaj Torinos, skuadër e drejtuar nga Ignazio Abate, një emër shumë i njohur për klubin kuqezi. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



