Lazim Destanit nderohet me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani është nderuar me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës. Ky çmim, që mban emrin e themeluesit të Universitetit të Tetovës, është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Destanit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë. Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. […] The post Lazim Destanit nderohet me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës appeared first on InfoShqip.com.

Lazim Destanit nderohet me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani është nderuar me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës. Ky çmim, që mban emrin e themeluesit të Universitetit të Tetovës, është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Destanit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë.

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti paraqiti rëndësinë e këtij çmimi dhe biografinë e Lazim Destanit.

Ai theksoi se Universiteti i Tetovës, i udhëhequr nga përkushtimi i përhershëm për t’i nderuar figurat madhore, e themeloi Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”, si simbolikë për të ruajtur të gjallë kujtimin për Rektorin historik dhe për t’i vlerësuar personalitetet, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën arsimore, shkencore, kulturore dhe shoqërore të kombit tonë.

Në një deklaratë pas marrjes së çmimit, Destani shprehu emocionet e tij duke u ndjerë thellësisht i nderuar, por edhe i emocionuar për këtë çmim që iu dha.

“Gëzohem pamasë kur e shikoj sot Universitetin e Tetovës, një universitet me nivel dhe arritje të larta, të përparuar e mirë të strukturuar”, ishin fjalët e para të Destanit pasi mori këtë çmim, pikërisht në ditën kur po shënohej 7 Marsi – Dita e Mësuesit.

Destani në fjalimin e tij tha se ia ka vlejtur çdo sakrificë, angazhim e investim, sepse arsimi është thelbësor për një shoqëri më të zhvilluar,më të mirë e të përparuar.

“Falënderoj universitetin për këtë nder që po më bën, ndërsa ndihem i lumtur që tashmë i kemi lënë prapa vitet e vështira me plot sakrifica.Tashmë shikimin e mbajmë përpara drejt mundësive të reja që pasurojnë jetën e studentëve tanë, i sjellin të mira shoqërisë dhe garantojnë të ardhme për gjeneratat e reja”, tha Destani.

Ai përgëzoi Universitetin e Tetovës, drejtuesit e Universitetit, stafin akademik dhe studentët, për sukseset e arritura dhe uroj që ky Universitet të vazhdojë rrugën e përparimit dhe ecjes përkrah universiteteve më të mira e më moderne.

“Sot kur po shënohet Dita e Mësuesit, kam kënaqësinë që këtë festë kombëtareme rrënjët e saja në Korçë, t’ua uroj gjithë mësuesve anembanë trojeve tona si dhe në diasporë”, shtoi Destani duke uruar të gjithë mësuesit me këtë rast.

Në akademinë solemne kushtuar kësaj date historike, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se shkolla dhe universiteti janë tempujt e dijes, ku ndërtohet e ardhmja dhe ku çdo student gjen mbështetje për të realizuar ëndrrat e veta.

Sipas tij, në qendër të këtij misioni të shenjtë qëndron figura e mësuesit, e pedagogut, e profesorit – ai që nuk jep vetëm informacion, por edukon, frymëzon dhe formëson karaktere të forta, qytetarë të ndërgjegjshëm dhe profesionistë të aftë.

“Në Universitetin e Tetovës ne kemi privilegjin të kemi një trupë akademike të përkushtuar, e cila me pasion dhe profesionalizëm i udhëheq studentët drejt dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit. Kontributi juaj, të dashur pedagogë, është në mënyrë të pamohueshme shumë i çmuar për zhvillimin e universiteteve tona, për shoqërinë dhe për të ardhmen e vendit. Le të shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar mbi rëndësinë e arsimit dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona në ndërtimin e një sistemi arsimor të fortë, ku secili student të ketë mundësinë të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij maksimal. Mësuesi ka qenë dhe mbetet një figurë kyçe në zhvillimin e shoqërisë, duke ndikuar jo vetëm në përhapjen e dijes, por edhe në edukimin e qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për të ardhmen e kombit”.

“Përveç kujdesit tonë për ta përkujtuar këtë ditë të veçantë, sot të nderuar pjesëmarrës jemi mbledhur edhe për të nderuar figurën e një ndër mbështetësve të misionit dhe vizionit të Universitetit të Tetovës prej nga koha e themelimit. Universiteti i Tetovës i ndan sot z. Lazim Destani Çmimin Kombëtar ‘Fadil Sulejmani’, si një ndër personat që i ka qëndruar pranë themeluesit dhe Rektorit të parë historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, gjatë viteve të vështira kur po ngjizej ideja për themelimin e një institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Z. Destani nuk e ka kursyer kurrë mbështetjen e tij ndaj Universitetit të Tetovës, ndaj me shumë kënaqësi sot po ia njohim meritat një miku të mirë”, tha mes tjerash Rektori Zejneli.

Për rëndësinë e kësaj dite të veçantë që e shënuam sot, foli dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Memedi. Ai u shpreh se në këtë ditë të veçantë të arsimit shqip duhet t’i përkujtojmë të gjithë ata arsimtarë, veprimtarë të shquar kombëtarë, të cilët në zjarrin e shumë luftërave i vunë themelet e sistemit unik të arsimit gjithëkombëtar, si dhe tërë ato gjenerata mësuesish, të cilët përkundër inkuizicionit e dhunës vazhduan të punonin edhe më me ngulm në frymën e idealeve të Naimit e porosisë së madhe të tij. /Zëri

The post Lazim Destanit nderohet me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës appeared first on