LDK harxhoi 230 mijë euro për tre muaj, mbi 48 mijë euro i deklaron si “shpenzime për informim publik”
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë e 211 euro në tre muajt e fundit, sipas raportit mbi shpenzimet të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas raportit, kjo parti ka deklaruar 48 mijë e 438 euro shpenzime për informim publik. Për qira, LDK thotë se ka paguar 27 mijë e 244 euro për

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë e 211 euro në tre muajt e fundit, sipas raportit mbi shpenzimet të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas raportit, kjo parti ka deklaruar 48 mijë e 438 euro shpenzime për informim publik.
Për qira, LDK thotë se ka paguar 27 mijë e 244 euro për tre muaj. 109 mijë e 708 euro janë shpenzuar për paga, teksa 6 mijë e 150 euro janë deklaruar si shpenzime për udhëtime jashtë vendit.