LDK’ja nuk lëviz nga propozimi i Vjosa Osmanit për presidente, i thotë VV’së: Emrin e keni, a i keni 66 vota?

Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku- Sadriu, ka bërë të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk do të lëkundin propozimin e tyre.
Deputetja e LDK’së ka thënë se emrin e kanë, teksa pyeti LVV’në nëse i kanë 66 deputetë për Vjosa Osmanin, e cila ishte propozimi i LDK’së për president koncensual, shkruan Insajderi.
“A deshtët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se s’kanë marrë asnjë propozim konkret për çështjen e presidentit.
“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues”, ka thënë Nagavci.
------------------------------ Burimi i lajmit: ina-online.net Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



